Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 76 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 76 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/