image 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, gjendet bomba aktive në Gjermani

Botë

Siguri/ 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, gjendet bomba aktive në Gjermani

news image

Një bombë e cila i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore u gjet në Cologne dhe Berlin në Gjermani.

Në Cologne autoritetet zbuluan mbrëmjen e djeshme një bombë 500 kg me origjinë amerikane në një kantier ndërtimi në Rhine.

Ajo ishte në gjendje aktive ndaj autoritetet bënë evakuimin e zonës dhe punuan për çaktivizimin e saj.

Autoritetet bllokuan qarkullimin rrugor dhe mbyllën një urë pranë vendit ku kalojnë dhe trenat që të çojnë për në Cologne.

Kjo ka shkaktuar probleme në transport gjatë mëngjesit të sotëm si dhe shtyrjen e orareve të trenave.

Edhe 75 vite pas përfundimit të luftës, bomba të tilla aktive janë gjetur në të gjithë Gjermaninë. Çaktivizimi i tyre kërkon evakuimin e zonës për të evituar ndonjë tragjedi. /Gazeta Sinjali/