image 75 për qind e kosovarëve mendojnë se është rritur hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

Financa

75 për qind e kosovarëve mendojnë se është rritur hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

news image

Një raport i “Balkan Barometer”, të cilin e ka publikuar Regional Cooperation Council për vitin 2022, tregon se 75 për qind e qytetarëve të Kosovës, mendojnë se dallimi mes të varfërve dhe të pasurve është rritur.

Sipas këtij raporti, 13 për qind mendojnë se ky dallim nuk është rritur, ndërsa 12 për qind prej tyre nuk janë përgjigjur fare.

Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, Kosova e ka përqindjen më të ulët të përceptimit për diferencën mes të pasurve dhe të varfërve.

Ndryshe, në Shqipëri 88 për qind mendojnë se është rritur hendeku mes këtyre dy shtresave shoqërore.

/GazetaSinjali/