image 75 aktakuza për 24 orë

Drejtësi

Drejtësi/ 75 aktakuza për 24 orë

news image

Prokuroria njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 75 aktakuza kundër 84 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për njëmbëdhjetë (11) sekuestrime të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar  katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj gjashtëmbëdhjetë (16) personave si dhe gjatë ditës se hënë, kjo prokurori ka bërë kërkesë për njëmbëdhjetë (11) sekuestrime të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16)  personave, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/