image 606 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

606 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka publikuar bilancin e të infektuarve me COVID-19, nëpër spitalet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në klinikat COVID të QKUK-së, dhe spitalet e përgjithshme, sipas raporteve të datës 22 prill 2021, janë duke u trajtuar 736 pacientë. 606 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

572 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë

14 prej tyre në gjendje të rënduar

243 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

254 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 112 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 65 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno)  23 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 87 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 424 pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar

363 të konfirmuar pozitivë

318 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 60 pacientë

Spitali i Gjakovës, 67 pacientë

Spitali i Pejës, 95 pacientë

Spitali i Gjilanit, 79 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë.

/Gazeta Sinjali/