image 73-vjeçarja nga Vushtrria dyshohet se u infektua me koronavirus nga djali i saj në Norvegji

Kosovë

Deklaratë/ 73-vjeçarja nga Vushtrria dyshohet se u infektua me koronavirus nga djali i saj në Norvegji

news image

73-vjeçarja nga fshati Studime e Ulët të Komunës së Vushtrrisë, e cila rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19), ishte kthyer në Kosovë nga Norvegjia disa ditë më parë.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“I dijmë kontaktet e familjes. Është një nënë e cila është kthyer nga Norvegjia. Djali i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Norvegji, dhe në momentin që djali i saj rezultuar pozitiv me koronavirus, familja është vendosur në vetëizolim”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Tahiri ka thënë se e gjithë familja e 73-vjeçares janë vendosur në karantinë.

Ai ka thënë se Komuna do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes në karantinë të të gjithë fshatit Studime e Ulët./ Gazeta Sinjali/