Hasime Nika nga Gllanasella e Drenasit ka gati 73 vjeç dhe në këtë moshë mori patentë-shofer.
Mosha nuk e pengoi që të kaloi testet dhe të pajiset me patentë-shofer.
Aftësinë e saj e dëshmoi edhe me shkrim ku mori 90 pikë. Ajo e kishte ëndërr që një ditë të ketë leje për ta vozitur veturën.