image 72-vjeçari i shtruar në Klinikën e Pulmologjisë tregon për gjendjen e tij me koronavirus

Shëndetësi

72-vjeçari i shtruar në Klinikën e Pulmologjisë tregon për gjendjen e tij me koronavirus

news image

Një pacient 72-vjeçar i shtruar në Klinikën e Pulmologjisë, ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, ku thotë se është shëruar nga COVID-19 dhe tani gjendja e tij është e mirë.

Pacienti nga Dragashi ka thënë se simptoma e tij e parë ishin ethet, prandaj dhe është nisur për spital.

“Unë jam 72- vjeçar, kam ardhur me COVID, tash jam pa COVID, nesër ose pasnesër do të dalë nga spitali. Kam pasur fillimisht ethe, pastaj kam marrë rrugën e jam nisur për këtu. I porosis të gjithë qyterarët të kenë kujdes nga ky virus sepse këtu janë koridoret e mbushura”, tha ai për Klan Kosovën.

Më tutje ai tha se në Klinikën e Pulmologjisë po punohet dhe pacientët po trajtohen mirë nga stafi mjekësor./ Gazeta Sinjali/