Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 72 pacientë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869″, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/