image 72 persona në Kosovë vdiqën në aksidente të trafikut në 11 muaj të 2020-ës

Siguri

72 persona në Kosovë vdiqën në aksidente të trafikut në 11 muaj të 2020-ës

news image

Ndonëse gati tre muaj të 2020-ës Kosova kishte shpallur gjendje emergjente në shëndetin publik, gjatë së cilës u kufizua në një orë e gjysmë lëvizja për secilin qytetar, numri i aksidenteve të regjistruara është mjaft i lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 në rrugët e Kosovës u shkaktuan 11 mijë e 976 aksidente trafiku, prej të cilëve 67 ishin me fatalitet.

Si pasojë e këtyre aksidenteve humbën jetën 72 persona, ndërkaq u lënduan 8 mijë e 814 të tjerë.

“Vlen të theksohet se edhe aksidentet në trafik në përgjithësi, përfshirë edhe ato me fatalitet në periudhën e këtij viti (2020) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (2019) kanë shënuar rënie”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, nga janari deri në nëntor të vitit që sapo lamë pas, policia ka shqiptuar 335 mijë e 250 gjoba./Gazeta Sinjali/