image 71-vjeçari nga Ferizaj tejkalon në vijë të plotë, gjobitet nga Policia

Siguri

71-vjeçari nga Ferizaj tejkalon në vijë të plotë, gjobitet nga Policia

news image

Policia e Kosovës në fshatin Koshare të Ferizajt ka gjobitur një 71-vjeçar, me inicialet B.B., pasi që i njëjti ka tejkaluar në vijë të plotë në rrugën Shtime-Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjet me të cilin po barte udhëtarë, në momentin kur ka tejkaluar në vijë të plotë, ndërkaq një qytetar e ka fotografuar dhe ia ka dërguar policisë informatën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj, në fshatin Koshare të Ferizajt. Kjo informatë, me foto (sekuencë) është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë“, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari e ka pranuar kundërvajtjen.

“Policia, e ftoi qytetarin B.B (M/SH/K)M, 71-vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/