Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 71 pacientë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/