image 7 të vdekur dhe 296 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Shëndetësi

7 të vdekur dhe 296 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për bilancin e fundit të koronavirusit në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IKSHPK-së, për 24 orë janë regjistruar 296 raste të reja, kanë vdekur shtatë pacientë dhe janë shëruar 202 qytetarë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

/GazetaSinjali/