image 7 rastet e reja në Mamushë janë punonjës shëndetësorë të QKMF-së, u infektuan nga pacientët

Shëndetësi

7 rastet e reja në Mamushë janë punonjës shëndetësorë të QKMF-së, u infektuan nga pacientët

news image

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, ka thënë se 7 rastet e reja me koronavirus janë punonjës shëndetësorë të QKMF-së të cilët u infektuan nga pacientët.

“Sonte ka pasur 7 raste, të gjitha janë punëtorë të QKMF-së në Mamushë. Ata u infektuan nga pacientët, të cilët kishin vizituar më parë disa klinika private”, tha Krasnic.

Krasnic gjithashtu tha se stafi mjekësor kanë marrë pushim dyjavor pasi rezultuan pozitiv me koronavirus.

“Qendra nuk është mbyllur, ju kemi dhënë pushim dyjavor. Nuk kemi qendër tjetër të mjekësisë familjare, po punojmë me orar të zgjatur. Ka edhe personel tjetër shëndetësor që po punojnë me orar të zgjatur”, tha Krasnic në Dukagjin./ Gazeta Sinjali/