image 7 persona u përfshinë në vrasjen e mbrëmshme në Drenas, pësuan edhe 3 të tjerët që ishin me viktimën

7 persona u përfshinë në vrasjen e mbrëmshme në Drenas, pësuan edhe 3 të tjerët që ishin me viktimën

news image

Një person është vrarë ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga përleshja me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Nekoc të Drenasit.

Policia e Kosovës ka treguar se përveç viktimës që vdiq pasi u qëllua me armë zjarri, 3 të tjerët që ishin me të u lënduan nga mjete të mprehta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në ngjarjen tragjike, sipas Policiësë ishin të involvuar 7 persona, ndërsa raportohet se 4 të dyshuarit, përfshirë edhe dorasin, aktualisht gjenden në arrati.

“Pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku e ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali