image 7 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova/ Gjendja në pikat tjera kufitare

Kosovë

7 orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova/ Gjendja në pikat tjera kufitare

news image

Pritjet e gjata në pikë kalimet kufitare me Serbinë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Në të dhënat e fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot në orën 16:30, shihet se vendkalimi më i ngarkuar mbetet Merdari.

Mërgimtarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare arrin deri në 2,8 km.

Pritje të gjata ka edhe në pikë-kalimet kufitare Dheu i Bardhë ku pritjet për të dalë shkojnë deri në dy orë, kurse kolona është e gjatë 900 metra.

Në Jarinje po pritet deri në 2 orë e gjysmë dhe kolona është e gjatë rreth 1 mijë e 500 metra, kurse në Multidovë mërgimtarët në dalje të kësaj pike po presin deri në 3 orë dhe kolona është e gjatë 1 mijë metra.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.  /Gazeta Sinjali/