image 7 ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Kosovë

7 ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 28 mars 2021.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima. (Ora 11:00).

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës. (Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, ora 11:00).

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë. (Izbicë, Skënderaj, ora 12:40).

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe te memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi. (Besianë, ora 13:30).

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta, do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë, për nder të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ajet Beqiri. (Ora 12:30).

Homazhe do të bëhen edhe në Prekaz të Poshtëm te varri i dëshmorit, Sefedin Lushtaku, me rastin e përvjetorit të rënies së tij. (Ora 13:00).

Zhvillohen ndeshjet e Superligës së Kosovës meshkuj 2 xhiro dhe Superliga e Kosovës femrat 2 xhiro. (Ferizaj, ora 10:00)./Gazeta Sinjali/