image 7 komuna të Kosovës futen në karantinë, vendoset edhe orë policore

Shëndetësi

7 komuna të Kosovës futen në karantinë, vendoset edhe orë policore

news image

Shtatë komunat e Kosovës të cilat janë cilësuar si komuna me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit do të vendosen në karantinë dhe do t’u kufizohet lëvizja e qytetarëve të tyre nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur kryministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media.

Në mesin e këtyre komunave hyjnë: Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj.

Operatorët ekonomikë në këto komuna do të lejohet të punojnë deri në orën 19:00, pas kësaj ore deri në orën 05:00 të mëngjesit do të ndalohet çdo aktivitet ekonomik.

Këto masa do të hyjnë në fuqi të premten./Gazeta Sinjali/