Një sinjalizues ka paguar shtatë euro për një dezinfektues të duarve në një barnatore të Kamenicës.
Siç raporton sinjalizuesi, dezinfektuesit i është rritur çmimi në kohën kur mjekët kanë konfirmuar tri raste të koronavirusit në Kosovë.
Sinjalizuesi thotë se pasi ka blerë dezinfektuesin ka telefonuar në numrin e ATK-së për ta raportuar rastin. /Gazeta Sinjali/