Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 404 persona në Maqedoninë e Veriut, prej tyre 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 15 raste , Kumanovë 18, Prilep 14, Tetovë dy, Strugë 10, Veles gjashtë, Manastiri një, Gostivar një dhe Koçani një.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828, raportojnë mediat vendore.
Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i rasteve që kanë përfunduar me vdekje mbetet 34./GazetaSinjali/