image 67 priftërinj të vdekur në Itali nga COVID-19

Botë

67 priftërinj të vdekur në Itali nga COVID-19

news image

Gjashtëdhjetë e shtatë priftërinj italianë të infektuar me koronavirus kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në Itali, sipas një raporti të botuar sot nga gazeta e konferencës episkopale italiane “Avvenire”.

Gazeta e përditshme e cila boton emrat e priftërinjve, shumica të moshuar dhe, ndonjëherë, edhe fotot e tyre, përmendi një ditë më parë 50 të vdekur.

“Priftërinjtë sëmuren dhe vdesin si pjesa tjetër e njerëzve, ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër, edhe nëse aktualisht është shumë e vështirë të merresh me këtë lloj numërimi statistikor”, shkruan Avvenire.

Dy javë më parë, Papa Françesku u kërkoi priftërinjve të kishin guximin të dilnin dhe të shihnin të sëmurët.

Kërkesa u bë më 10 mars, kur qeveria italiane kërkoi që italianët të kufizonin udhëtimet e tyre dhe të shmangnin kontaktin me të sëmurët./GazetaSinjali/