image 62-vjeçari në Tetovë përfundon me 10-she masterin në matematikë

Rajon

62-vjeçari në Tetovë përfundon me 10-she masterin në matematikë

news image

62 vjeçari, Ismet Mustafa, nga Rainca e Preshevës ka mbrojtur me notën 10 temën e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Tetovës.

Tema mbante titullin “Stabiliteti i njehsimeve numerike”, ndërsa  u mbrojt të hënën para komisionerëve të udhëhequr nga disa profesorë. E komisioni e vlerësoi prezantimin e punimit me notë maksimale, raporton Rainca.com.

Mustafa që e ka edhe epitetin fetar të haxhiut, është mësimdhënës i matematikës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë./GazetaSinjali/