image 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit në Kosovë

Shëndetësi

62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri më tani 62 për qind e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

“Nivelet tona të vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon”, thuhet në njoftim.

“Nëse nuk jeni vaksinuar ende, ju lutemi lajmërohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit për të marrë vaksinën, dhe kujdesuni që tre muaj pas dozës së dytë të merrni dozën përforcuese”./GazetaSinjali/