Një 61-vjeçare ka tentuar të vrasë veten në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit, ku R.H, është vetëplagosur me armë zjarri.
Sipas policisë e plagosura është nisur me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Burimet bëjnë të ditur se ajo ka qenë vetë në dhomë në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmijët ndodheshin në banesë.
“Më datë 31.08.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, shtetasja R.H., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews