Shyqeri Hamidi, 61-vjeçari nga Ferizaj, është shembull i qytetarit të përgjegjshëm. Dje rreth orës 15:00, ai ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente.
Kuletën me para dhe dokumente të humbura, 61-vjeçari e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Policia njofton se paratë 47.00 € dhe dokumentet i janë kthyer pronares.
“Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë,
pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.