image 600 milionë dollarë në qiell, prezantohet bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane

Botë

600 milionë dollarë në qiell, prezantohet bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane

news image

Forcat Ajrore Amerikane kanë prezantuar projektin e një prej avionëve të rinj bombardues, që pritet të futen në shërbim brenda pesë viteve të ardhshme.

Avioni i ri, i cili deri tani është mbajtur sekret, do të kushtojë 600 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe sipas planeve të Forcave Ajrore, janë porositur 100 të tillë.

Bombarduesi, i quajtur B-21 Raider, do të jetë në gjendje të mbajë armatime bërthamore dhe do të ndërtohet nga kompania “Northrop Grumman”. Ky mjet i teknologjisë së avancuar do të fluturojë për disa vite bashkë me paraardhësin e tij B-2 Spirit, si edhe Boeing B-52, për t’i zëvendësuar përfundimisht në vitet pasuese.

Avionët B-21 Raider do të vendosen në disa bajza të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, në Dakotën e Jugut, Mizuri dhe Teksas. Ekuipazhi i tij do të jetë i përbërë nga dy persona./Gazeta Sinjali/