Pak para agimit të 13 gushtit 1961, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të qytetit të Berlinit ndahet me tela me gjemba: ndërtohet Muri i Berlinit.
Në pjesën perëndimore të Berlinit, një telefonatë në mes të natës nga policia e Spandau-t njofton se një tren i S-Bahn, metroja e ngritur e Berlinit, është kthyer prapa.
Në orën 2 të mëngjesit, diçka po ndodh në kryeqytetin gjerman. Nga sheshi Alexander, Erich Honecker, ende i panjohur, drejton operacionet si oficer i SED-it: brenda pak orësh, me urdhër të presidentit, Walter Ulbricht, pjesa lindore dhe perëndimore e Berlinit ndahen.
Vendimi i qeverive të Traktatit të Varshavës për të mbyllur zonën lindore të qytetit, me qëllim shmangien e gjakderdhjes (1,6 milion banorë të Berlinit ishin larguar tashmë nga lindja për në perëndim), u bë përfaqësimi i prekshëm i “Perdes së Hekurt”, që ndau botën në dy blloqe, nën ndikimin sovjetik dhe nën atë amerikan, gjatë Luftës së Ftohtë.
Pasojat e asaj zgjedhjeje ndanë për dekada të tëra familjet e miqtë dhe u kushtoi me jetë shumë gjermanëve, të cilët u përpoqën të arratiseshin në mënyra gjithnjë e më të rrezikshme.
Të paktën 140 persona ishin viktimë e Murit, të vrarë nga “të shtëna precize” të agjentëve nga lindja.
Historia e origjinës së atij kufiri, i shndërruar shpejt në blloqe betoni, mund të tregohet përmes imazheve tashmë ikonike./Gazeta Sinjali/