Policia e Kosovës është në kërkim të një personi i cili dyshohet se i ka kërcënuar me jetë dy persona të tjerë, të cilëve u ka kërkuar edhe haraç, raporton Gazeta Sinjali.
E gjithë ngjarja dyshohet se nisi ditë më parë, kur dy viktimat dhe i dyshuari patën një kacafytje mes veti. Gjatë kësaj kacafytje, i dyshuari kishte arritur që t’ia grabiste zinxhirin e arit njërit prej viktimave të rastit.
Mirëpo, i dyshuari nuk u ngop me kaq. Sipas policisë, ai u ka kërkuar atyre në formë të haraçit 60 mijë euro, përndryshe i ka kërcënuar se do i vret.
Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarit./Gazeta Sinjali/