Ishte zhdukur prej 24 orësh gjatë një shëtitje me prindërit, por u gjet i vdekur.
Vogëlushi 6-vjeçar Iain Rowe, u gjet nga zhytësit mes shkëmbinjve në liqenin e Michingan, një nga pesë liqenet më të mëdhenj të Amerikës së Veriut, në perëndim të qytetit të Holland.
Në trupin e të miturit do të bëhet autopsia, por paraprakisht dyshohet se vogëlushi është mbytur duke lozur në park.
Për herë të fundit ai u pa duke u larë në det mesditën e së shtunës, por më pas u zhduk pa gjurmë, duke bërë që të nisin kërkimet intensive.
Trupi i vogëlushit u gjet pasditen e së dielës, i bllokuar mes shkëmbinjve nën ujë. /Gazeta Sinjali/