image 6-vjeçari i vetëm në tren, tenton të shkojë te nëna e tij

Evropë

6-vjeçari i vetëm në tren, tenton të shkojë te nëna e tij

news image

Pa u vënë re nga vëllai i tij i madh, ai doli nga shtëpia dhe i vetëm arriti në stacionin e trenit në Parma të Italisë, i cili është qindra metra larg shtëpisë dhe hipi në tren. E gjithë kjo ndodhi sepse ai donte ta takonte patjetër nënën e tij, e cila ndodhej në punë.

Protagonist i kësaj historie është një djalë vetëm 6 vjeç. Ai u vu re nga një punonjës i hekurudhës i vetëm në vagonin e një treni, i cili do të nisej për në Brescia.

Fëmija i tregoi punonjësit se donte ta takonte nënën, e cila punonte në spitalin e Parmës. Ai ia mori telefonin vogëlushit, ndërsa më pas e njoftoi edhe Policinë që e mbajti fëmijën deri në ardhjen e nënës së tij.

Kjo histori mund të ketë edhe një fund jo të lumtur për nënën, e cila mund të ndëshkohet për braktisjen e të miturit. /Gazeta Sinjali