image 6-vjeçari e fiton luftën ndaj leukemisë, pritet me duartrokitje në shkollë

Botë

SHBA/ 6-vjeçari e fiton luftën ndaj leukemisë, pritet me duartrokitje në shkollë

news image

Një 6-vjeçar nga Newbury në Shtetet e Bashkuara e ka fituar betejën kundër një kanceri të rrallë të gjakut që buron nga limfocitet; leukemisë.

Pas zbulimit të sëmundjes në vitin 2016, vogëlushi John Oliver Zipay  u përball me një udhëtim të gjatë dhe të vështirë, deri në seancën e fundit të kimioterapisë.

Sipas mediave lokale, familjes së vogëlushit iu konfirmua lajmi i shumëpritur i zhdukjes së sëmundjes vetëm pak ditë më parë.

John Oliver u mirëprit si një hero i vërtetë nga shokët e tij të klasës, me duartrokitje dhe ovacione.