image 6 raste të reja me koronavirus në Mamushë, kryetari jep detaje për gjendjen e tyre
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

6 raste të reja me koronavirus në Mamushë, kryetari jep detaje për gjendjen e tyre

news image

Sonte në Komunën e Mamushës janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniq, tha se personat që rezultuan pozitiv sonte, janë raste kontakti nga familjarë të infektuar më parë.

I pari i Mamushës tha se 4 nga të infektuarit që vijnë nga kjo komunë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, derisa thotë se gjendja e tyre është përmirësuar.

“Gjendja e tyre është duke u përmirësuar dukshëm. Rastet e para janë duke pritur ritestimin pasi janë shëruar plotësisht”, tha Krasniq në RTV Dukagjin.

Sipas tij, qytetarët nuk janë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/