Sot rreth orës 12:00, një familje në Gjilan e ka denoncuar në Polici djalin me sëmundje psikike, shkruan Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Policisë, zyrtarët policorë posa kanë arritur në vendin e ngjarjes të njohur si te Katana, e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar për trajtim mjekësor.
Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, shihen gjashtë policë të cilët e kanë kapur të dyshuarin për duarve dhe këmbëve për ta larguar nga banesa e tij.
Burimet e Sinjalit thonë se Policia ende nuk ka hapur rast për këtë ngjarje.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes: