image 6 muaj qeverisje/ Kurti: Nga një vend pa vaksina anti-COVID siguruam 2.2 milionë sosh

Politikë

6 muaj qeverisje/ Kurti: Nga një vend pa vaksina anti-COVID siguruam 2.2 milionë sosh

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nga formimi i qeverisë, menaxhimi i pandemisë ishte nevojë urgjente, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai theksoi se nga një vend ku as nuk kishte kontratë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, sot Kosova është vendi i dytë në rajon për vaksinimin e qytetarëve.

“Nuk gjetëm asnjë vaksinë, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre, ndërkaq sot që flasim i kemi siguruar 2.2 milionë vaksina dhe janë administruar 1.2 milion sosh. Vaksinimin e filluam të fundit në rajon me një diferencë bukur të madhe kohore dhe refuzuam të marrim vaksinat që nuk janë aprovuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, ndërsa sot jemi në rajon shteti i dytë për vaksinimin e qytetarëve”.

Kryeministri i vendit më tutej tha se varianti Delta mori shumë jetë të njerëzve.

Albin Kurti u shpreh se masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre.

Masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre dhe nga mbi 2 mijë raste në ditë, numri ka rënë në 173 të të infektuarve sa ishin një ditë më parë, ndërkaq numri i të hospitalizuarve ka shënuar rënie për 71 për qind”.

Ai në emër të qeverisë shprehu ngushëllime për personat që humbën jetën nga COVID-19.

Në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur, duke shpresuar se ke kemi lënë prapa më të keqen dhe duke shpresuar se kësaj pandemie do të vie e po i vie fundi, e fundin e secilës do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi të gjithë e sa më shpejt”.

Kurti gjatë mbledhjes së sotme theksoi se sot janë bërë gjashtë muaj që është kryeministër i vendit./GazetaSinjali/