image 6 mijë e 706 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

6 mijë e 706 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, e deri sot, janë regjistruar 66 mijë e 640 raste pozitive me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga numri i përgjithshëm i të të infektuarve, 1 mijë e 575 kanë ndërruar jetë.

Kështu numri i rasteve aktive në vend është 6 mijë e 706.

Gjatë këtyre ditëve, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është vërejtur një rritje e rasteve të reja të infektimit./Gazeta Sinjali/