image 6 fshatra të Shtimes pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi tregon arsyen

Sociale

6 fshatra të Shtimes pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi tregon arsyen

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga nata e mbrëmshme pa ujë të pijshëm kanë mbetur gjashtë fshatra të Komunës së Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo ndërprerje ka ndodhur për shkak se gjatë natës së mbrëmshme ka qenë një defekt në pompën zhytëse në stacionin kryesor të fshatit Rashincë.

“Të nderuar konsumtorë, ju njoftojmë se gjatë natës së mbrëmshme kemi pasë një defekt në pompën zhytëse 22 kë në stacionin kryesor të fshatit Rashincë( komuna e Shtimes),  i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat e rrafshit si: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc. Shpresojmë që deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/