Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 596 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/