image 59-vjeçari vret tre persona dhe më pas veten në Weilheim të Gjermanisë

Evropë

59-vjeçari vret tre persona dhe më pas veten në Weilheim të Gjermanisë

news image

Katër trupat të pajetë janë gjetur në qytetin e vogël bavarez të Weilheim, reth 50 në jugperëndim të Mynihut.

Policia dyshon se një burrë tashmë i vdekur vrau dy gra 57-vjeçare dhe një burrë 60-vjeçar, përpara se të vriste veten.

Policia tha në një deklaratë se ata u lajmëruan fillimisht nëpërmjet një telefonate urgjente që raportonte një burrë të plagosur rëndë në kopshtin e një prone rreth orës 16:50 me orën lokale.

Përpjekjet për të ringjallur 60-vjeçarin, i cili nuk fliste dot, dështuan dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Rreth orës 19:15 një kalimtar ka telefonuar për të raportuar një trup të pajetë në një stol parku pranë një shtëpie në anën tjetër të qytetit. Në momentin që mbërritën shërbimet e urgjencës, 59-vjeçari kishte vdekur.

Më vonë atë mbrëmje, si pjesë e hetimeve, policia kontrolloi shtëpinë e atij burri. Aty gjetën dy gra të vdekura.

Policia tha se 59-vjeçari, i dyti që u gjet, ishte i dyshuari, raporton DW.

“Në bazë të gjetjeve paraprake të hetimeve të policisë kriminale, hetuesit besojnë se 59-vjeçari fillimisht ka vrarë 57-vjeçaren dhe 60-vjeçarin dhe më pas i ka shkaktuar vetes lëndime vdekjeprurëse. Personat ishin ose kishin lidhje apo njiheshin me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deklarata nuk jepte informacion të tillë si natyra e lëndimeve të shkaktuara ose mjetet e dyshuara, as ndonjë teori se pse trupat ishin në tre vende të ndryshme.

/GazetaSinjali/