image 59-vjeçari nga Mitrovica që u raportua i zhdukur më 1 tetor, dyshohet se ndodhet në Pogradec të Shqipërisë

Siguri

59-vjeçari nga Mitrovica që u raportua i zhdukur më 1 tetor, dyshohet se ndodhet në Pogradec të Shqipërisë

news image

Që nga 1 tetori i këtij viti kur ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët, deri sot nuk është ditur asgjë për fatin e 59-vjeçarit Faik Zeqiri, nga fshati Kutllovc, komuna e Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo sot, portali ‘joq albania’, kanë publikuar disa fotografi në faqen e tyre në të cilat pretendojnë se është personi i raportuar i zhdukur, Faik Zeqiri nga Mitrovica.

Sipas një mbishkrimi të vendosur në këtë fotografi ata kanë marrë një mesazh nga një person së bashku me fotografitë, në këtë mesazhe thuhet se ky është Faik Zeqiri dhe gjendet në qytetit e Pogradecit në Shqipëri.

Sipas këtij personi, ai ka komunikuar me Zeqirin i cili i ka thënë se është mashtruar nga një agjenci turistike dhe tash e dy muaj ka mbetur atje.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë në Mitrovicë, por të njëjtit kanë thënë se tani për tani nuk mund të japin informacione në lidhje me këtë rast.

“Tani për tani nuk mund të themi asgjë në lidhje me këtë rast, përveç që jemi në kontakt me zyrën ndërlidhëse me autoritetet e Shqipërisë”, kanë thënë nga policia për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/