Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, qeveria ka nisur procedurat për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj mbledhje u themelua Komisioni Ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se Komisioni do të vendos parimet bazë dhe ndërmarrjen e hapave konkret.
Fondi ka për qëllim për rindërtimin e një ekonomin të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar investues, sipas Kurtit.
“Në përputhje me zotimin tonë me themelimin e Fondit Sovran sot po e marrim një hap të rëndësishëm drejt realizimit të atij premtimi. Me synim për sigurim të kapitalit dhe rritjes së konkurencshmërisë, me qëllim për rindërtimin e një ekonomin të qëndrueshme dhe me qëllim të shërbimit si krah financiar investues, përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës themelon Komisionin ekzekutiv që do të vendos bazën”.
“Komisioni do të vendos parimet bazë dhe ndërmarrjen e hapave konkret. Anëtarët e përhershëm janë: Kryeministri kryesues, zëvendëskryeministri zëvendëskryesues, ministri i Ekonomisë anëtar, ministrja e Nërmarrëissë anëtar, ministri i Financave anëtarë, ministri i Infrastrukturës anëtar”./GazetaSinjali/