image 56 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

56 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 56 pacientë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 40 janë në oksigjenoterapi kurse prej tyre 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 520 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Spitalit./Gazeta Sinjali/