Në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë një status në rrjetet sociale.
Meta thotë se vepra e pavdekshme e simbolit përbashkues do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri.
“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë evropiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta./GazetaSinjali/