image 53 kilogramë kokainë në kontejner, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Shqipëri

53 kilogramë kokainë në kontejner, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

news image

Policia italiane ka zbuluar një kontejner me drogë në zonën e Livornos.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se të ndaluar në lidhje me këtë janë tre shqiptare dhe janë sekuestruar 53 kilogramë kokainë e ndarë në dhjetëra pako.

Zbulimi i kontejnerit është bërë nga lëvizjet e shumta të vëna re nga uniformat e policisë italiane, të cilët më pas kanë kapur në flagrancë shqiptarët që po shkarkonit pakot që dyshohet se kanë ardhur nga Amerika e Jugut.

Një sasi e tillë kokaine e sekuestruar nëse do të shitej në treg do ti kishte dhënë krimit të organizuar një shumë mbi 10 milionë euro. /abcnews.al

/GazetaSinjali/