image 53 aksidente gjatë së martës, policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba

Kosovë

Siguri/ 53 aksidente gjatë së martës, policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba

news image

53 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, 22 prej të cilëve me të lënduar dhe 31 të tjerë me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia shqiptoi 1123 gjoba.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale u arrestuan 25 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse 7 të tjerë në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/