Komuna e Deçanit ka regjistruar katër raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet pozitive janë nga: Baballoqi, Lumbardhi, Mazniku dhe Strellci i Ulët.
“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 135 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 82 të shëruar plotësisht, dy kanë humbur jetën dhe 51 raste janë akoma aktive”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/