Kosovarët kanë dalë kundër iniciativës rajonale “Open Ballkans”. Kjo doli nga një matje e fundit në opinionin publik që u bë nga kompania e sondazheve “PIPOS”.
Në Rubikon të Klan Kosovës, sot u shpalos ky anketim, në pyetjen “A e përkrahni iniciativën rajonale ‘Open Ballkans’?” ku me “Jo” u përgjigjën 51.30 për qind anketuesve.
Ndërsa, për “Po” ishin 9.50 për qind, me “Besoj që po” 18.10 për qind, me “Nuk e kam plotësisht të qartë’ 14,10 për qind si dhe me “Nuk e di/refuzoj” 7.00 për qind.
Kurse, në atë se “A e dini çka është ‘Open Ballkans’?”, me “Jo” u përgjigjën 51.10 për qind, me “Po u përgjigjën 38.50 për qind dhe me “Nuk e di/refuzoj” u përgjigjën 10.40 për qind.