Një grua në Papiq të Deçanit mbrëmë para mesante e ka denoncuar në Polici burrin e saj.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se 50-vjeçarja M.G. e ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, 55-vjeçarin A.G. Siç ka raportuar 50-vjeçarja, bashkëshorti i saj përmes telefonit, duke bërtitur i ka fyer anëtarët e familjes.
Siç thonë të njëjtat burime, në rastin e telefonatës 55-vjeçari ka qenë nën ndikim të alkoolit. Ai është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor, ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Momentalisht, 55-vjeçari A.G. po mbahet në ndalim policor, ndërkaq Policia po e heton rastin. /Gazeta Sinjali/