image 50 të vdekur nga i ftohti në Bangladesh

Botë

Botë/ 50 të vdekur nga i ftohti në Bangladesh

news image

Vala e acarit që ka kapluar Bangladeshin që nga 1 nëntori ka lënë të vdekur të paktën 50 njerëz, thanë sot shërbimet shëndetësore.

Në vend, temperaturat ranë në 4.5 gradë Celsius të dielën. Njerëzit kanë vdekur nga sëmundje të tilla si infeksione të frymëmarrjes, tha Ayesha Akhter nga Zyra e Qeverisë për Shëndetin.

Ajo shtoi se spitalet janë të mbushura me njerëz që vuajnë nga gripi, dehidratimi ose pneumonia.

Njerëzit me të ardhura të ulëta preken veçanërisht nga mungesa e veshjeve të ngrohta, si dhe nga grupet në rrezik siç janë fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas shërbimit meteorologjike, i ftohti i përcjellë me erëra të forta dhe mjegulla e dendur do të zgjasin edhe për disa ditë të tjera. /Gazeta Sinjali/