Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.Z, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veper penale grabitja e sanksionuara.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vjet dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 euro.
Gjykata njofton se i pandehuri F.Z, akuzohet se me datën 27 tetor 2018 rreth orës 03:00, në pompën e derivateve të naftës “A. P.” në fshatin Kramovik, në bashkëkryerje me të akuzuarit A. A. dhe Sh. Ll. të pajisur me armë zjarri dhe atë pushkë automatike AK-47 dhe revole, të maskuar shkojnë në pompën e derivateve të naftës “A. P.”. Pasi futen brenda në lokalin e pompës, fillimisht i pandehuri Sh. i pajisur me armë AK-47 më pas i pandehuri F. me një pistoletë dhe nën kërcenim e këtyre armëve i detyrojnë të dëmtuarit Sh. K. dhe R. S., punëtor në pompë që të shtrihen në tokë gjersa gjatë kësaj kohe të pandehurit nga arka marrin të holla të gatshme prej 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të ndryshme e më pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të një pylli ku ndodhej duke i pritur i pandehuri A. A..
Më tej Gjykata njofton se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.