image 5 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

5 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, shkruan Sinjali.

Sipas raportit, në këtë periudhë kohore kanë rezultuar pozitiv 2 mijë e 110 persona, ndërsa kanë vdekur pesë të tjerë.

Siç njofton MSh, në 24 orë janë vaksinuar mbi 3 mijë qytetarë dhe janë testuar pothuajse 10 mijë të dyshuar për COVID.

MSh gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar edhe 3 mijë e 772 persona që ishin me koronavirus.

Aktualisht, në Kosovë janë 30 mijë e 871 raste aktive.

Mund të jetë një imazh i teksti

/GazetaSinjali/